Futboll, PSG me gol në kohën shtesë fitoi Superkupën
06.01.2025 15:35
Skuadra e Paris Saint-Germain, janë fitues të Superkupës së Francës, pasi ndeshjen e luajtur në Doha me 1:0 e mundën Monaco...

Skuadra e Paris Saint-Germain, janë fitues të Superkupës së Francës, pasi ndeshjen e luajtur në Doha me 1:0 e mundën Monaco. Golin e vlefshëm trofe e shënoi Ousman Dembele në minutën e dytë të kohës shtesë. Për skuadrën PSG-së, ishte ky trofeu i 3-të me radhë apo 13-ti i fituar që paraqet rekord. Skuadra parisiene në 12 edicionet e fundit plotë 11 herë ka fituar "Trophée des Champions".
Roma fiton derbin e kryeqytetit
Në ndeshjen e javës së 19-të të Serisë A, skuadra e Romës mundi 2-0 Lazion. Roma e ksihte rolin e nikoqirit të ndeshjes dhe në 18 minutat e para të ndeshjes i shënuan të dy golat. Për skuadrën e Romës ishte kjo fitorja e 6-të dhe me 23 pikë doli në pozitën e 10-të. Lazio e pësoi disfatën e 6-të sezonale, ashtu që me 35 pikë mbeti në pozitën e katërt. E para në renditje është Napoli me 44 pikë. (Gazetar: Safet Admei)
