NBA, Cleveland dhe Oklahoma nuk gabojnë

06.01.2025 15:40

Skuadra e Oklahomës dhe ajo e Klivlendit nuk bënë hap fals dhe vërtetuan dominimin e tyre në këtë sezonë....

Basketbollistët e Oklahoma City Thunder në parket vendas me 105:92 i mundën kampionët aktual Boston Celtics. Kjo ishte fitorja e 15-të me radhë  dhe me përpjesimin 30 fitore 3 humbje kanë përforcuar pozitën e parë në renditjen e Koferencës së Lindjes. Më të merituar për kthesën në këtë ndeshje ishte Shej Gildzhus-Aleksander dhe  Xhejlen Vilijams, ndërsa vendasit me serinë 9:0 gjat rezultatit 85:85  në cerekun e fundit vulosën fatin e ndeshjes.  Në anën e kundërt “dabëll-dabëll” regjistroi Tejtum,  pork jo nuk ishte  e mjaftueshme për tu mposhtur Oklahoma.
 
Në ndeshjen tjetër mjaft interesante Klivlend Kavalirs  me rezultatin 115:105 e mundën Sharlot Hornets dhe kështu e shënuan fitoren e 31 në sezonë, e cila në kohë të njëjtë ishte e 10-ta me radhë. Në këtë mënyrë këta vërtetuan dominim e tyre në Lindje. Garland me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers. Skuadra e Klivlend Kavalirs, nuk kanë humbur asnjë ndeshje që nga 8 dhjetori I vitit të kaluar, ndërsa skuadra e fundit që i ka mundur në Ohajo është Atlanta Hoks me  27 nëntor.
Nga ndeshjet e mbrëmjes së kaluar veçohet zhgënjimi i skuadrës së  Lakers, që u mund 119-115 nga Houston. Disfatë e rëndë në shtëpi për Golden State, që u mund 129-99 nga Sacramento. (Gazetar: Safet Admei)
 
NBA-Rezultatet e sotme
  • Oklahoma – Boston, 105-92
  • Cleveland – Charlotte, 115-105
  • Washington – New Orleans, 98-110
  • Orlando – Utah Jazz, 92-105
  • Houston – Lakers, 119-115
  • Golden State – Sacramento, 99-129