Portugali, ju mungoi ngjyra, vijat i bënë me qumësht
06.01.2025 15:43
Skena të paparamendueshme kanë ndodhur në një vend futbollit siç është Portugalia. Për të vizatuar vijnë fundore dhe një pjesë të vijës së portës përdorën qumësht....

Në ndeshjen e Ligës së dytë të këtij vendi, para nisjes së lojës kanë ndoshur disa skena komike. Në fakt para nisjes së ndeshjes mes Oliveirense dhe Felgueiras, kishin vërejtur se njëra nga vijat fundore nuk shihej sa duhet dhe nuk ishte e vizatuar sipas rregullave.
Të punësuarit e skuadrës vendase kishin reaguar menjëher, por këta u përballën me një problem- nuk kishin ngjyrë të bardhë sa duhet. Pasi duhej të reagonin shpejtë dhe ndeshja mos të vihej në pikëpyetje, iu kishte shkuar ndërmend të përdorin qumësht për të vizatuar vijat e goli dhe atë fundore. Me ndihmën e qumështit kanë vizatuar vijën dhe ndeshja kishte nisur. Kjo ndeshje përfundoi me fitoren e mysafirëve 3:0, që ishte një vërtetim se vendasve asgjë nuk iu shkoi përdore në këtë takim. (Gazetar: Safet Ademi)
