Maqedoni
Besimtarët ortodoksë kremtojnë Buzmin, përçojnë mesazhe për paqe, solidaritet, dashuri
06.01.2025 16:09
Besimtarët krishterë ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe, Lindjes së Krishtit....

Besimtarët krishterë ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot e festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe, Lindjes së Krishtit. Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët me kulaç me para në të dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet mysafir. Në festën qendrore të Krishtlindjes, e cila këtë vit mbahet për të 33-tën herë, ata dërguan mesazhe respekti, dashurie dhe mirëkuptimi reciprok.
“Të gjithë ju që e kremtoni Buzmin dhe Krishtlindjen ju dëshiroj shumë shëndet, lumturi dhe bereqet. Të respektoni familjen, shokët, ta doni dhe respektoni Kishën dhe besimin, të kultivoni gjuhën, traditën, historinë.”, - theksoi kumbari, Rade Makellarski.
“Zjarri i ndezur i mbrëmjes së Buzmit i ndriçojnë edhe zemrat tona. Për këtë shkak nga ky vend dua të uroj për paqe, bashkëjetesë, shëndet dhe dashuri.”, - u shpreh dollingritësi, Atanas Petrov.
Edhe qytetarët që kremtojnë Buzmin, me mesazhe për paqe, solidaritet, bashkëjetesë dhe dashuri.
“Të jetë për shumë vite dita e sotme, ju uroj festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Për sonte kemi në tryezë groshë dietale, peshk, sarma, ushqime tradicionale.”, - tha një qytetare.
“Me dëshirë të madhe vij në Kishë dhe pas kësaj përgatisim kulaç me një monedhë dhe pas kësaj përgatisim shumë ushqime dietale.”, - u shpreh një qytetare.
3.500 fëmijë, duke mbajtur në duar një yll të artë si simbol i atij nga Betlehemi, duke kënduar Zotin e Përjetshëm shpallin lindjen e Krishtit. Në sheshin “Maqedonia”, kortezhi i Krishtlindjeve mblodhi numrin më të madh të pjesëmarrësve deri më tani. Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi, i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje. Pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga klerikët e Katedrales.
FLUTURA LATIFI
