Maqedoni

SPB – Tetovë: Të respektohen rregullat në komunikacion

06.01.2025 17:37

Për shkak të motit të ftohtë me borë dhe ngrica, Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë...

Për shkak të motit të ftohtë me borë dhe ngrica, Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, u bën thirrje qytetarëve të respektojnë të gjitha rregullat dhe rekomandimet në komunikacion, që të mos vijmë në situatë të pakëndshme.
 
“Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë, u bën apel qytetarëve të respektojnë të gjitha rregullat dhe rekomandimet në komunikacion. Të mos i parkojnë veturat e tyre në rrugë, t’i respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në lidhje me regjimin e vendosur për komunikacion dhe të lëvizin sipas rregullave të përcaktuara. Mos lëvizim në drejtim të këtyre lokaliteteve me goma të verës dhe pa pajisje të duhura dimërore, sepse në këtë mënyrë e pengojnë lëvizjen normale në komunikacion. Kërkoj nga shoferët që bashkërisht të kontribuojmë për sigurinë në komunikacion, që të mos vijmë në situatë të pakëndshme.”, thotë Fatmir Rexhepi zëdhënës i SPB – Tetovë.