Parashikimi i motit

07.01.2025 11:09

Vendi ynë këtë të martë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme...

Vendi ynë këtë të martë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore. Në lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta dhe atje temperaturat do të mbeten më të ulëta. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të dobëta lokale në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13°C. 
 
Pjesërisht e vranët dhe me mjegull edhe në Shkup. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6°C. 
 
Deri të premten do të mbajë mot stabil me erë të dobët deri të moderuar nga jugu.