Maqedoni
Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjen
07.01.2025 11:11
Të krishterët ortodoksë në vendin tonë festojnë Lindjen e Krishtit....

Të krishterët ortodoksë në vendin tonë festojnë Lindjen e Krishtit. Liturgjitë u mbajtën në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse.
Liturgjia qendrore u mbajt në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Nga këtu kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan Stefani mbajti liturgjinë për Shën Vasilin e Madh. Me këtë rast, kryepeshkopi në mesazhin e tij dërguar besimtarëve ortodoksë, ka uruar paqe dhe bekim nga Zoti. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dërgoi një kartolinë për Krishtlindjen ortodokse në të cilën uroi që këtë festë ta kalojmë në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat tona, në rrethin familjar dhe më të dashur.
“Uroj që këtë festë ta kalojmë në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat tona, në rrethin e familjes dhe dashamirëve. Hiri i Zotit na udhëzoftë gjatë jetës, duke sjellë mbarësi, shëndet dhe suksese në çdo hap që hedhim. Krishti ka lindur!”.
