Maqedoni
Mickoski për ikjen e ish-zëvendëskryeministrit, Grubi: Nuk spekuloj, duhet përballje me drejtësinë
07.01.2025 11:47
Kryeministri Mickoski potencoi se nuk mund të japë detaje në lidhje me aludimet se ish-zëvendëskryeministri Grubi ndodhet në Shqipëri...

Kryeministri Hristijan Mickoski potencoi se nuk mund të japë detaje në lidhje me aludimet se ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi, ndodhet në Shqipëri. Në pyetjen se a ekziston bashkëpunim me Shqipërinë për detektimin e vendndodhjes së Grubit, Mickoski shtoi se nuk dëshiron të spekulojë. Me këtë rast ftoi të gjithë ata që kanë ikur të përballen me drejtësinë.
“Nuk do të dëshiroj të spekuloj, por unë i ftoj të gjithë ata që kanë ikur nga drejtësia të vijnë dhe të përballen me faktet, argumentet dhe dëshmitë para organeve kompetente që mund të vijmë deri në përfundim a janë ata fajtorë për atë që ekziston dyshim. Nuk do të mund të zbuloj detaje për ata që ikin nga përballja me drejtësinë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
