Botë

Merkel: është e papranueshme të spiunohen vendet mike

04.05.2015 18:12

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dalë sot në mbrojtje të Agjencisë gjermane për Zbulim, BND, e cila është akuzuar se i ka shkelur ligjet me atë që e ka ndihmuar ShBA...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dalë sot në mbrojtje të Agjencisë gjermane për Zbulim, BND, e cila është akuzuar se i ka shkelur ligjet me atë që e ka ndihmuar ShBA në për t'i spiunuar përfaqësuesit dhe kompanitë zyrtare evropiane, duke shtuar se zyra e saj në tërësi do të bashkëpunojë në hetimin e komitetit parlamentar për aferë spiunimi.
 
Në komentin e parë publik me këtë temë, Merkel deklaroi se edhe më tej beson se është e papranueshme vendet miqësore të spiunohen me njëra-tjetrën, që ka të bëjë me skandalin e viti 2013, kur u zbulua se Agjencia amerikane për Zbulim, NSA, e ka përgjuar telefonin e saj.
 
"Megjithatë, nga ana tjetër, agjencitë për zbulim punojnë në këtë gjë që të mundësojnë sigurinë e qytetarëve, ndërsa Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar zbatimin e mirë të detyrave"- theksoi Merkel.
 
"Kjo aftësi për kryerjen e detyrave të saj edhe krahas kanosjeve ndërkombëtare të terrorizmit arrihet në bashkëpunim me agjencitë e tjera për zbulim, ndërsa kjo, para së gjithash, ka të bëjë me NSA-në amerikane”- thekson kancelarja.