Maqedoni
Klinika e Pulmologjisë, Shahini: Në kontroll rreth 100 pacientë në ditë
07.01.2025 13:50
Si pasojë e ndotjes se ajrit, por edhe për shkak të sëmundjeve të tyre kronike...

Si pasojë e ndotjes se ajrit, por edhe për shkak të sëmundjeve të tyre kronike, në Klinikën e Pulmologjisë gjendja është alarmante sa i përket numrit të pacientëve, thotë pulmologu, Zekirija Shahini. Sipas tij, rreth 100 pacientë në ditë kontrollohen nga mjekët e kësaj klinike, duke bërë që spitali të mbingarkohet nga numri i madh i pacientëve të hospitalizuar.
“Gjendja, mund të themi se është alarmante, sa i përket pacientëve dhe ndihmës së pacientëve të cilët ndjejnë që duhet t’u ndihmojnë në lidhje me vështirësitë që kanë me aparatin respirator me frymëmarrje. Kërkesa për ndihmë për pacientët është e madhe dhe në Klinikën e Pulmologjisë janë të organizuar edhe kontrollet spitalore dhe ato ambulatore. Çdo ditë kemi 4 ambulanca, 3 me termine të rregullta dhe 1 me prioritet. Gjatë ditës kalojnë 30 deri 40 pacientë dhe tek ambulancat tjera që brenda ditës shkon numri në 100 pacientë. Dhe reparti i Pulmologjisë, që mban 50 shtretër është i stërmbushur nga pacientët që kanë nevojë për ndihmë, veçanërisht pacientët kronikë.”, - deklaroi pulmologu në Klinikën e Pulmologjisë, Zekirja Shaini.
Ndotja e ajrit te të gjitha grupmoshat ka efekt negativ, sepse grimcat e ajrit të ndotur, të cilat depërtojnë në organizëm, shkaktojnë infeksione të ndryshme në rrugët e frymëmarrjes, të cilat pastaj mund të bëhen edhe shumë të rrezikshme për pacientët, theksoi pulmologu, Shahini.
“Grupet më të rrezikuara janë pacientët me sëmundje kronike, ata janë qe më së shumti po e pësojnë ketë gjendje të ajrit të ndotur. Bashkë me ajrin e ndotur është bashkangjitur edhe klima, ajri i lagësht dhe mjegulla. Ata po e vështirësojnë tej mase gjendjen e pacientëve kronikë. Ndotja e ajrit, pavarësisht moshës, tek te gjithë ka efekt negativ duke vështirësuar mënyrën e jetesës dhe duke krijuar probleme që nuk mund të përballojë dhe kërkon ndihmë nëpër spitalet dhe ambulancat tona. Zinxhiri i mjekëve është i stërngarkuar edhe nga viroza e stinës, por edhe nga ndotja e ajrit.”, - theksoi pulmologu në Klinikën e Pulmologjisë, Zekirja Shaini.
Pulmologu Shahini apelon që qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike, ta shmangin daljen e panevojshme, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kur ajri është edhe më i ndotur.
REJHANE METAJ
