Maqedoni

Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjen, urime nga krerët fetar dhe zyrtarët shtetërorë

07.01.2025 15:51

Besimtarët ortodoksë po festojnë Krishtlindjet, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar....

Besimtarët ortodoksë po festojnë Krishtlindjet, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Kjo ditë shënon lindjen e Jezu Krishtit dhe kremtohet me rite tradicionale, meshë të shenjtë dhe atmosferë festive në kishat dhe familjet ortodokse. Në të gjitha kishat ortodokse që ndjekin kalendarin Julian, besimtarët u mblodhën për të marrë pjesë në liturgjinë e shenjtë, duke lutur për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve. Në Katedralen e Shkupit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, zotëri zotëri Stefani.
 
“Krishti u lind, me të vërtetë u lind, Krishti u lind, me të vërtetë u lind, të jetë e përjetshme festa.”, - theksoi kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefani. 
 
Urime për besimtarët ortodoksë përcollën udhëheqësit shtetërorë dhe përfaqësuesit politikë. 
 
“Besoj dhe shpresoj, dhe atë të cilën disa herë e përsëriti krypeshkopi se yjet e Vitlemit është duke na prirë dhe se më e mira prej nesh do të ringjallet në këtë ditë të madhe dhe dëshiroj që ta festojmë për jetë.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
 
“Të gjithë qytetarëve të vendit tonë u dëshiroj shëndet dhe të gjitha të mirat e kësaj bote të jenë në shtëpitë e tyre. Pres një vit me shumë të mira, ku do të shënojmë progres dhe për këtë jemi duke punuar.”, - u shpreh Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 
 
“Dua t’ju uroj të gjithëve ditë të qetë festive, ashtu siç porosit tradita jonë në rrethin e ngushtë të familjes, miqve, shokëve. Po jetojmë në një botë për plot tensione, prandaj kërkoj para së gjithash të kemi qetësi. Ndërsa tek ne në këtë shoqëri multikulturore dhe multietnike, ashtu siç jemi të ndryshëm, këto ndryshime t’i pranojmë si përparësi dhe si vlerë e demokracisë dhe kështu bashkë të punojmë për një vend më të mirë për të jetuar.”, - deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Familjet ortodokse, gjithashtu, e nisin këtë ditë me traditat e tyre të veçanta, duke përgatitur ushqime festive dhe duke ndarë momente gëzimi me të afërmit dhe miqtë, ndërsa mëngjesin e sotëm e shfrytëzuan për lutje në Kishë. 
 
“Kjo do të thotë shumë për jetën tonë, dua që të kemi përparim dhe qetësi.”, - tha një qytetare.
 
“Kjo është feta jonë më e madhe, shfrytëzuam kohën e mirë të vijmë këtu për lutje.”, - tha një qytetare tjetër.
 
“Shëndet uroj për të gjithë, të kemi jetë të qetë gjithandej.”, - u shpreh një qytetare.
 
“Domethënë shumë për ne, e lutëm Zoti të na japë shëndet neve dhe fëmijëve tanë.”, - u shpreh një qytetare tjetër.
 
Por, kishte edhe të tillë, që gjatë urimeve dhe lutjeve, kërkonte edhe depërtimin e atyre që sipas tij nuk e duan Maqedoninë e Veriut.
 
“Kjo është festa me e madhe për Maqedoninë dhe maqedonasit, ndërsa ata të cilët nuk e duan Maqedoninë duhet t’i depërtojmë nga këtu.”, - theksoi një qytetar.
 
Krishtlindjet Ortodokse shërbejnë si një moment reflektimi shpirtëror dhe një mundësi për të forcuar lidhjet mes njerëzve, duke shpërndarë mes veti dashuri dhe gëzim. 
 
FITIM KRYEZIU