Botë
OKB: Në vitin 2024 në Iran u ekzekutuan 901 persona
07.01.2025 16:41
Të paktën 901 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2024, përfshi 40 gjatë muajit dhjetor...

Të paktën 901 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2024, përfshi 40 gjatë muajit dhjetor, deklaroi komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
“Është shumë shqetësuese që numri i njerëzve që dënohen me vdekje në Iran po rritet nga viti në vit. Ka ardhur koha që Irani t’i japë fund kësaj vale ekzekutimesh.”, u shpreh Turk.
Sipas OKB-së, shumica e ekzekutimeve në vitin 2024 përfshinin njerëz të dënuar për vepra të lidhura me drogën, por edhe qytetarë që morën pjesë në protestat gjatë viteve 2022-2023. Të paktën 853 persona u ekzekutuan në Iran në vitin 2023.
