Parashikimi i motit

08.01.2025 09:18

Moti sot në Maqedoninë e Veriut...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, ndërsa nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave.

Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 6 deri 13 gradë celsius.
 
Deri të premten moti do të jetë i qëndrueshëm dhe do të fryjë një erë e lehtë.