Deputetët të premten kthehen në punë
08.01.2025 09:41
Të premten deputetët kthehen në punë...

Të premten deputetët kthehen në punë, ndërsa në seancën e parë plenare janë caktuar interpelancat për zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Astrit iseni dhe deputeten dhe kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.
Fillimi i seancës së 29-të, sipas informatave të ueb faqes së Kuvendit, u caktua për në ora 11:00.
