Kalifornia kaplohet nga zjarret shkatërruese
Një zjarr është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos...

Një zjarr është përhapur me shpejtësi në Los Anxhelos, duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.
Të paktën 1.182 hektarë në zonën mes Santa Monikas dhe Malibusë janë djegur, thanë zyrtarët, të cilët kanë paralajmëruar për rrezikun e madh nga zjarri ekstrem, që po përhapet nga erërat e fuqishme, pas një thatësie të madhe.
Guvernatori Gavin Njusom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë, për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon.
