Tibet, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit
08.01.2025 12:13
Ekipet e shpëtimit në Tibet...

Ekipet e shpëtimit në Tibet kanë vazhduar aksionet e shpëtimit edhe gjatë mbrëmjes për të gjetur të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrues që goditi Tibetin ditën e martë.
Nga tërmeti në fjalë jetën e kanë humbur 126 persona, ndërsa janë lënduar 188. Deri më tani janë konstatuar dëmtime në më shumë se 3.000 ndërtesa.
Ekipet e shpëtimit kanë informuar se personat e mbijetuar që ende gjenden nën gërmadha ballafaqohen nga rreziku i temperaturave të ulëta që në disa pjesë të Tibetit janë lëshuar në -16 gradë.
