Ekonomi
Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
08.01.2025 13:31
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,46% në raport me vendimin e datës 30.12.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,073 denarë për kilogram.
Nga data 09.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 78,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 80,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 72,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 45,711 (denarë/kilogram)