Maqedoni

Fetai: Sela për keqardhje, është transformuar në patericë të BDI-së

08.01.2025 16:01

Duke komentuar mbi atë se kur pritet të ketë vendim gjyqësor për atë se kujt do t’i takojë ASh-ja...

Duke komentuar mbi atë se kur pritet të ketë vendim gjyqësor për atë se kujt do t’i takojë ASh-ja, zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në emisionin “ZOOM” ka thënë se Aleanca është e aktivistëve të saj dhe për kryetar legjitim të saj ka Arben Taravarin. Madje ai hodhi edhe kritika në drejtim të Ziadin Selës, duke thënë se është për keqardhje transformimi i tij. 
 
“Më vjen keq transformimi i atij njeriut, të shoh se në çfarë mase ka degraduar duke sulmuar me një gjuhë të ulët në vazhdimësi, bashkëpunëtorë, njerëz të afërt dhe veçanërisht dr. Arben Taravarin. Ka humbur çdo lloj legjitimiteti që ka pasur në të kaluarën, duke vendosur të bëhet patericë e BDI-së dhe argat i atij të cilin e kishte akuzuar për tentim për ta eliminuar fizikisht.”, ka thënë Fetai në emisionin “ZOOM” të TVM2. 
 
ERSAN PAJAZITI