Gjendja alarmante me zjarret në Kaliforni
Presidenti Xho Bajden miratoi të mërkurën një deklaratë federale...

Presidenti Xho Bajden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforni, që do të autorizojë fonde dhe burime për të luftuar zjarret. Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha të mërkurën se “do të punojë për të siguruar personel dhe aftësi shtesë zjarrfikëse” në Kaliforni për betejën e saj kundër zjarreve që kanë dalë jashtë kontrollit.
Shuma totale e dëmeve nga zjarret mund të shkojë midis 52 miliardë dhe 57 miliardë dollarë ose edhe më shumë, sipas një analize nga Qendra Globale e Motit. Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit u përball me katër zjarre të rrezikshme për jetën, që kanë vrarë të paktën pesë persona, kanë djegur më shumë se 1.100 ndërtesa dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen.
Dy mijë anëtarë të Gardës Kombëtare janë dislokuar për të ndihmuar zjarrfikësit vendas.
Mbi 400.000 shtëpi dhe biznese janë pa energji në të gjithë Los Anxhelosin.
