Maqedoni
Zëvendësimi i konsensusit në BE, Analistët: Shumë e vështirë, s’ka vullnet politik
09.01.2025 16:23
Në debatet e reformave të Bashkimit Evropian e cila së fundmi është aktualizuar...

Në debatet e reformave të Bashkimit Evropian e cila së fundmi është aktualizuar atje për shkak të siç quhet “ Lodhja nga zgjerimi” mes tjerash ka zënë vend edhe çështja për ndryshimin e vendimmarrjes brenda Unionit, pra unanimitetit, i cili me rritjen e numrit të vendeve anëtare të Organizatës supranacionale është bërë më i vështirë për t’u arritur.
Njohësit e çështjes nuk besojnë se brenda BE-së do të gjendet dakordim për ta zëvendësuar njëzëshmërinë me mekanizëm tjetër, shumicë të kualifikuar apo të ngjashme. Analisti politik, Petar Arsovski, thotë se ky debat shteret pasi që asnjë vend anëtarë nuk dëshiron ta humb fuqinë politike, që e siguron përmes vetos nacionale.
“Mendoj se mundësia për ndryshimin e vendimmarrjes në BE për momentin është minimale, sepse edhe përskaj dëshirave të mira të kryetares së KE-së, Ursula von der Lejen, që të ndërrohet metoda e vendimmarrjes, duhet konsensus i të gjitha vendeve anëtare, që do të thotë se disa vende anëtare duhet të pajtohen që vota dhe vetoja e tyre nuk do të jetë lëndë e mëtutjeshme e përdorimit, pra vetvetiu të tërhiqen nga fuqia e tyre. Për momentin, politikisht është mision i pamundur, veçanërisht marrë parasysh fazën introspektive në të cilën po hyn BE-ja.”, - deklaroi analisti politik, Petar Arsovski.
Në momentet kur BE-ja diskuton këtë propozim, nuk duhet të ndikojë tek ne dhe t’i lëmë anash obligimet, implementimi i të cilave na e zhvendos pengesën nga rruga eutointegruese, vlerëson eksperti, Sefer Selimi. Ne kemi marrë detyrë dhe duhet ta zbatojmë, thotë ai.
“Ne nuk duhet të bazohemi në pritshmëritë dhe pritjet e ndryshimit të formës së zgjerimit të BE-së apo vendimit për zgjerim, por duhet t’i bëjmë detyrat tona të cilat janë të qarta dhe tashmë janë të përmbledhura në kornizën negociuese dhe kjo mbi të gjitha fillon me detyrat e shtëpisë që kërkojnë të bëjmë ndryshimet kushtetuese. Debati mund të zhvillohet dhe pavarësisht rezultatit ne duhet t’i bëjmë përpjekjet tona për t’u bërë shtet anëtar, mos të humbim kohë dhe mos të gjejmë arsye për t’u ikur detyrave të shtëpisë.”, - theksoi analisti politik, Sefer Selimi.
Para disa ditëve, burime të afërta të BE-së kanë pranuar se Unioni përballet me presionet që vijnë nga shfrytëzimi i vetos dhe diskutohet që të kombinohet mënyra e votimit, por sipas tyre, kjo kërkon shumë kohë dhe është punë tejet komplekse.
Për këtë debat ka folur edhe kryetarja e KE-së, Von der Lejen në Samitin për Ballkanin Perëndimor, e cila shprehu thuaja pamundësi totale për hedhjen e një mekanizmi të ri në politikat e brendshmeve vendimmarrëse të BE-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
