Maqedoni
Bajdeni zgjeron sanksionet për Ballkanin Perëndimor
09.01.2025 16:42
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka zgjeruar fushën e sanksioneve...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka zgjeruar fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit e përfshirë në destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo vlen për ata të cilët u nënshtrohen masave ndëshkuese amerikane për sfidimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor, cenimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës, si dhe pjesëmarrjen në korrupsion të konsiderueshëm që cenon sundimin e ligjin dhe besimin në qeverisjen demokratike dhe shmangien e sanksioneve të qeverisë amerikane.
Sanksionet zbatohen ndaj njerëzve që, në mënyrë direkte ose indirekte, kanë marrë pjesë ose kanë tentuar të marrin pjesë në shkeljen, pengimin ose rrezikimin e zbatimit të sigurisë rajonale, marrëveshjeve të paqes ose marrëveshjeve për njohjen reciproke në Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftim.
“Këtu përfshihen Marrëveshja e Prespës e vitit 2018, Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, Marrëveshja e Dejtonit ose konkluzionet e Këshillit për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në dhjetor të vitit 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshilli për zbatimin e paqes ose Bordi i tij Drejtues ose Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, d.m.th., Mekanizmi Ndërkombëtar i mbetur për Gjykatat Penale.”, thuhet tutje në njoftimin e shtëpisë së Bardhë.
Taravari: Qeveria respekton marrëveshjet ndërkombëtare
Arben Taravari nga koalicioni VLEN thotë se Qeveria aktuale i respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.
“Unë mendoj që Qeveria deri tani, këto 6-7 muaj, ka dëshmuar që fuqimisht qëndron pas të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, posaçërisht aty ku ka qenë e kyçur edhe ShBA-ja, që i përkrahë dhe i përmban. Unë i përshëndes masat e fundit që i ka dhënë DASh-i dhe presidenti Bajden, kështu që ne nuk kemi problem, ata që kanë problem duhet të jenë më të vëmendshëm.”, - theksoi Arben Taravari nga VLEN.
Masat ndëshkuese amerikane tani vlejnë edhe për bashkëshortët apo fëmijët e rritur të personave, të cilëve u bllokohen pasuritë dhe interesat në pasuri në përputhje me rregulloren.
ARMEND MURSELI
