Botë
Të paktën 16 policë afganë janë vrarë në sulmet e talebanëve
04.05.2015 19:46
Të paktën 16 policë janë vrarë në sulmet e talebanëve mbi pikat kontrolluese policore në provincën afgane Badhashan, deklaroi sot një përfaqësues lokal...

Sipas deputetit të provincës veriperëndimore afgane Nilofer Ibrahimi, 13 nga policët e vdekur kanë qenë pjesë e policisë kufitare afgane, ndërsa tre të tjera të policisë lokale të sigurisë.
Talebanët ndërmorën përgjegjësi për sulmet e koordinuara, duke theksuar në kumtesë se sulmet janë pjesë e ofensivës së tyre pranverore, e cila filloi nga fundi i muajit të kaluar.
