Maqedoni

Një automjet i tipit "Golf" përplas dy fëmijë në Dobrosht

04.05.2015 20:07

Dy fëmijë, një vajzë e moshës tetëvjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar, nga fshati Dobrosht i Tetovës...

Dy fëmijë, një vajzë e moshës tetëvjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar, nga fshati Dobrosht i Tetovës, janë lënduar në një aksident rrugor i cili ndodhi sot rreth orës 12 e 20 minuta në rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë.
 
Siç kumtoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, aksidenti ndodhi pasi fëmijët të cilët janë goditur nga një automjet i tipit "Golf" me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar F.A. (32) nga fshati Odri.
 
Vajza ka marrë lëndime të lehta trupore - thyerje në krahun e majtë dhe pas ndihmës së dhënë në Spitalin e Tetovës është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa djali pas ndihmës së dhënë në Spitalin e Tetovës është lëshuar në shtëpi.
 
Sipas të dhënave fillestare, shkak për aksidentin është shpejtësia e madhe./mia