Botë
Roja bregdetare turke arrestoi qindra emigrantë ilegal
04.05.2015 20:33
Roja bregdetare turke gjatë fundjavës arrestoi qindra emigrantë ilegalë të cilët kanë tentuar të mbërrijnë në Greqi...

Roja bregdetare turke të dielën ka arrestuar 155 emigrantë ilegalë të cilët në disa anije kanë lundruar drejt ishullit grek Lezbos.
Në një aksion tjetër janë arrestuar 71 emigrantë, prej të cilëve 38 afganë, ndërsa 33 janë shtetas të Mianmarit.
Roja bregdetare ka arrestuar 84 emigrantë ilegal, prej të cilëve numri më i madh sirianë, ata kanë udhëtuar në anije të vogla.
Të shtunën janë arrestuar 57 sirianë të cilët kanë lundruar drejt ishullit grek Kos. Në mesin e të arrestuarve kanë qenë edhe katër foshnja.
