BE-ja do të monitorojë zgjedhjet në Kosovë

10.01.2025 14:39

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav...

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ka bërë të ditur për takimin me ekipin evropian që do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se ky monitorim shpreh përkushtimin e BE-së për demokracinë. Ekipi kryesor i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent, ka shkruar ambasadori Aivo Orav në platformën X.