Botë
Zgjedhjet në Shqipëri, nesër do të hapen regjistrimet për emigrantët
10.01.2025 16:52
Nesër do të hapen zyrtarisht regjistrimet për ata emigrantë...
Nesër do të hapen zyrtarisht regjistrimet për ata emigrantë që do të duan të shfrytëzojnë mundësinë historike për të votuar për herë të parë në distancë. Çdo emigrant që më 11 maj ka të drejtën për të votuar, duhet të regjistrohet onlajn, në mënyrë që të marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në Shqipëri ku merr pjesë diaspora.
Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. Si fillim, emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni ose një e-mail, si dhe të dhënat personale, nga ditëlindja, vendlindja, numri personal.
Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij të gjallë përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë.
Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse u ka skaduar afati.
LULJETA NDOKA
