Botë
Zjarre në Los Anxhelos, 10 të vdekur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara
10.01.2025 17:30
Dy zjarret më të mëdha, që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë...

Dy zjarret më të mëdha, që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë, i kanë shkaktuar 10 vdekje dhe i kanë shkatërruar të paktën 10.000 shtëpi, ndërtesa dhe struktura të tjera.
Zyrtarët në Los Anxhelos njoftuan se zjarri “Eaton”, i cili u ndez të martën mbrëma, i ka rrënuar më shumë se 5.000 struktura. Ky term përfshin shtëpi, ndërtesa banimi, biznese dhe automjete.
Një zjarr tjetër në perëndim të Los Anxhelosit, më i madhi që e ka përfshirë këtë zonë ndonjëherë, i ka shkatërruar mbi 5.300 struktura. Numri i të vdekurve nga zjarret u rrit në 10 nga 7, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Los Anxhelos në një përditësim natën e së enjtes.
Qeveria amerikane nuk ka lëshuar ende shifra për koston e dëmeve të shkaktuara apo për numrin e strukturave të shkatërruara.
