Maqedoni
Parshikimi i motit
11.01.2025 11:11
Moti këtë të shtunë parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale....

Moti këtë të shtunë parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale. Në male dhe lartësi më të larta do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Gjatë natës reshjet do të jenë më të shumta dhe do të kalojnë në borë në pjesët veriore dhe në vendet më të ulëta.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa gjatë natës reshje shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.
