Maqedoni
LAMM: Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në disa rrugë në vend
11.01.2025 11:33
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa, njofton LAMM...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa, njofton LAMM. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga Tetova në fshatin Gajre 20 – 30 metra, Strazha 30 – 50 metra dhe Pletvar – 40 metra.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
