Botë

Ukrainë-Rusi, vazhdojnë sulmet me dron

11.01.2025 12:37

Kanë vazhduar sulmet me dron ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës...

Kanë vazhduar sulmet me dron ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës prej ku njoftohet për të paktën dy persona të plagosur në Zaporizhzhia në Ukrainë dhe të paktën shtatë në rajonin Tambov të Rusisë.

Sulmet dëmtuan 20 shtëpi dhe shkaktuan tre zjarre dhe mbetjet nga dronët dëmtuan një kioskë tregtare, shtëpi private dhe një tub gazi me presion të ulët, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të rajonit Zaporizhzhia. Rusia lëshoi ​​gjithashtu 74 dronë në disa pjesë të vendit tha ushtria e Ukrainës.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

"Këta janë dy ushtarë që, megjithëse të plagosur, mbijetuan dhe u dërguan në Kiev, ku po flasin me hetuesit", tha Zelensky.

Moska i dërgoi rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë në Kursk për të mbështetur forcat ruse në luftime.