Maqedoni
Kuvend, hidhen poshtë katër interpelancat e FE-së
11.01.2025 14:22
Mbrëmë kuvendi republikan shqyrtoi pesë interpelanca, katër prej të cilave të propozuara nga Fronti Evropian...

Gjatë punimeve maratonike të së premtes deputetët shqyrtuan dhe hodhën poshtë katër interpelancat e parashtruara nga Fronti Evropian, ndaj zëvendës kryeministrit të parë Izet Mexhiti, ministrit për Marrëdhënie Ndëretnike Ivan Stoilkoviç, si dhe ndaj minsitrit dhe zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Astrit Iseni. Interpelanca ndaj zëvendës kryeministrit Mexhiti u argumentua me mosreagimin adekuat lidhur me incidentet në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.
“Polici identifikon shtetin ju Izet Mexhiti lejuat të përdhunon flamurin shqiptar. Nuk patët guximin dhe kurajon të kërkoni dorëheqjen e misnitirt të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Nuk patët përgjegjësi që ta tërhiqni ministrin e Punëve të Brendshme që figuron vetëm si kukull atje dhe del e lexon në tre të natës ashtu siç thatë ju paraprakisht se do të ketë masa dhe nuk ka asnjë masë. Kjo shumicë parlamentare duhet ta pyes veten se pse vjen deri te djegia e flamurit shtetëror, që askush nuk thotë se është akt i mirë.”, tha Blerim Bexheti nga Fronti Evropian.
U kundërpërgjigj zëvendës kryeministri Izet Mexhiti.
“Ka pasur situate kur edhe janë vrarë shqiptarët, edhe ku janë burgosur shqiptarët, edhe kur janë maltrtuar shqiptarët dhe zotria ka udhëhequr dikaster e nuk ka pasur dorëheqje morale për situatën. Sot kërkon pas gjashtë muajsh interpelancë dhe dorëheqje për rastet. Kur përmendë përkatësinë etnike, ka fillaur nga gjykata kushtetuese e cila është zgjedhur nga shumica e juaj të nëntë gjyqtarët e kushtetutës të cilët fillimisht kanë abroguar ligjin për librat amë për ta pamundësuar përkatësinë etnike të fëmijëve të posalindur dhe duke e udhëhequr dikasterin minsitri juaj. Dhe jo që nuk e keni hapur debatin siç është tani për ligjin për përfaqësim që themi se do ta sjellim dhe do ta sjellim ligjin ku do ta zëvendësojmë mekanizmin e balancuesit, por ju as që keni pasur guximin që ta përmendni për rikthim të ligjit të librave amë.”, u shpreh zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.
Ndërsa në kritikat ndaj drejtuesve të MPB-së nga Fronti Evropian akuzuan se për më pak se shtat muaj, vendi është shndërruar në shtet policorë me tendencën e frikësimit të shqiptarëve.
“Maqedonia e Veriut është kthyer në shtet policor që kërcënon qytetarët, që përdoret për të frikësuar konkretisht shqiptarët, për të shtypur ngritjen e zërit të padrejtësive për të ndaluar festat dhe kremtimet e shqiptarëve.”, tha Ilmi Aziri nga Fronti Evropian.
Këto akuza i hodhi poshtë ministri i Brendshëm Toshkovski, sipas të cilit nuk po arrestohen shqiptarë apo maqedonas por kriminel.
“Nuk arrestohen shqiptarë në Maqedoni, nuk arrestohen maqedonas në Maqedoni, nuk arrestohen vlleh, nuk arrestohen turq, arrestohen kriminel dhe do të arrestohen ta dini. Të gjithë ata që e kanë vjedhur pamëshirshëm popullin e tyre do të arrestohen. Por jo me cirkun si në kohën tuaj, do të arrestohen në mënyrë të kulturuar.”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Kuvend, miratohet interpelanca ndaj Ilire Dautit
Ndërkohë me 61 vota për dhe 22 kundër, Kuvendi e pranoi interpelancën për punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti dhe miratoi konkluzën se pohimet në interpelancë janë të bazuara. Kjo shkaktoi përplasje mes deputetëve të Frontit Evropian dhe koalicionit VLEN.
“Shumica parlamentare shkaktoi një kryetar të komisionit për të cilën i urova deputetët e VLEN-it që i dha mundësi kësaj situate që të realizohet.”, tha Blerim Bexheti nga Fronti Evropian.
“Zonja Ilire Dauti nuk është shkarkuar nga komisioni për punë dhe politikë sociale, votat për interpelancën nuk kanë efekt juridik imperativë, pra pavarësisht votimit Zonja Ilire Dauti do të vazhdojë të jetë anëtare dhe kryetare e atij komisioni.”, u shpreh Halil Snopçe nga koalicioni VLEN.
Edhe kryetari i kuvendit ka sqaruar se Ilire Dauti do të vazhdojë të jetë kryetare e komisionit.
“Interpelanca si instrument demokratik nuk ka efekt ekzekutiv dhe nuk ka pasoja juridike. Ajo është çështje e debitimit dhe në fund pavarësisht votimit ajo do të mbetet kryetare e komisionit.”, u shpreh kryetari i kuvendit Afrim Gashi.
Interpelanca ndaj deputetes Ilire Dauti ishte parashtruar nga partia E Majta për shkak të mos vendosjes në rend dite të propozim ligjit për “branitellat” që ishte parashtruar nga LSDM, me insistimin se i njejti duhet të përfshijë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së.
VLORA LATIFI TOPOJANI
