Kosovë, filloi fushata për zgjehdjet e 9 shkurtit
Në Kosovë sot zyrtarisht filloi fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit....

Siç ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor gjithsej 2 milion e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës do të kenë mundësi të votojnë për kandidatët e njërit nga 28 subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje. Njëmijë e 280 kandidatë do të garojnë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 20 vende janë të garantuara për minoritetet. Më 9 janar ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postës.
Partia e kryeministrit aktual Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje, ka shprehur ambicie për të arritur shifrën prej 500 mijpë votave të fituara, me çka do ti mundësonte formimin e qeverisë pa qenë e detyruar për koalicione pas zgjedhore. Por LDK, PDK dhe AAK poashtu kanë dominuar kandidatët e tyre për kryeministër, me synimin për rrëzimin e kryeministrit Kurti.
