Maqedoni
Metereologët: Të dielën do të ketë reshje të borës
11.01.2025 15:30
Natën mes të premtes dhe të shtunës vendi është përfshirë nga aktiviteti ciklonik dhe ulja e temperaturave...

Natën mes të premtes dhe të shtunës vendi është përfshirë nga aktiviteti ciklonik dhe ulja e temperaturave, ndërsa priten edhe rreshje të borës në tërë territorin e vendit, thonë meteorologët. Reshjet pritet të nisin natën mes të shtunës dhe të dielës ndërsa më intensive do të jenë të dielën gjatë ditës. Reshjet më të mëdha priten në pjesën perëndimore të vendit ku shtresa e borës mund të arrijë deri në 50 centimetra thonë meteorologët.
“Gjatë natës dhe të dielën do të kemi shtresë të borës edhe në luginë e Shkupit. Temperaturat minimale do të jenë prej minus katër deri në dy gradë, ndërsa temperaturat e ditës nuk do të ndryshojnë shumë e diku do të jenë edhe në rënie, përkatësisht do të jenë në interval prej minus tre deri në plus tre gradë.”, u shpreh sinoptikanja Ivana Petroviq.
Mot me temperatura të ulëta na pret edhe gjatë tërë javës së ardhshme. Të mërkurën temperaturat do të ulen deri në minus 10 gradë, ndërsa temperaturat e ditës në disa pjesë do të mbeten në zero, thonë nga Enti për punë Hidro Meteorologjike. Prej atje thonë se reshje të kohë pas kohëshme do të ketë edhe të hënën, ndërsa nga e marta reshjet e borës do të ndërpriten.
FLORIJE BELULI KAMBERI
