Ekonomi

Оrganizata e Punëdhënësve: Tregut të punës i mungojnë 10 mijë punëtorë

11.01.2025 15:51

Megjithëse në vend janë të regjistruar rreth 100 mijë të pa punë, tregut të punës i mungojnë rreth 10 mijë punëtorë...

Tregu i punës ka nevojë për 10 mijë punëtorë të cilët kërkohen nëpër shpalljet e ndryshme të kompanive, thonë nga Organizata e Punëdhënësve. Kryetari i kësaj  Organizate Angel Dimitrov për TVM2 thotë se për të siguruar fuqinë e nevojshme punëtorë duhet të rritet kuota për punëtorët të cilët vijnë nga jashtë, por në të njëjtën kohë duhet të punohet edhe në lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeve të punës, të cilat në disa raste zgjasin edhe me muaj.
 
“Është fakt se tregu i jonë i punës ka një dallim në mes kërkesës dhe ofertës të fuqisë punëtore. Nga njëra anë kemi rreth 100 mijë të papunë ndërsa shpalljet tregojnë se  mbi 10 mijë vende të punës janë të lira në këtë moment në Maqedoni dhe nuk mund të gjendet fuqi punëtore dhe kjo nënkupton se duhet të ndërmarrim diçka.  Ashtu siç kanë ndërmarrë Serbia, dhe Bosnja duke lehtësuar procedurat  për punësimin e të huajve, ne duhet këtë  ta kopjojmë tek ne. Në këtë moment ne me shumë vështirësi arritëm para 1 viti që të risim kuotën për punësimin e të huajve nga 5 mijë në 7 mijë dhe u mbush ajo kuotë. Për këtë vit janë paraparë 10 mijë dhe ajo është shumë pak sepse ne kemi vonesa në këtë proces në krahasim me shtetet e tjera në Ballkan.”, u shpreh kryetari i Organizatës së Punëdhënësve Angel Dimitrov.
 
Dimitrov: Ligji pengesë për punëtorët nga jashtë 
 
Problem shtesë për ata që vijnë nga jashtë është ajo se me ligj janë të kufizuara edhe orët shtesë jashtë orarit të punës thotë Dimitrov.
 
“Këtu na paraqitet një problem me ligjet tona, për shkak se ata njerëz vijnë për të përfituar ata nuk ankohet, dëshirojnë të punojnë sa më shumë orë që të mund të dërgojnë në familjet e tyre për atë arsye edhe vijnë këtu ndërsa nga ana tjetër ligji për marrëdhëniet e punës vetëm 8 orë në javë të punojnë më shumë dhe kjo i bën që ata të ndjehen të pakënaqur për shkak se paga është më e vogël. Nëse punëtori i cili ka ardhur nga Bangladeshi dëshiron të punojë dhe të përfiton për çfarë arsye të mos i jepni që të punojë dy orë më tepër apo të punojë edhe të shtunën.”, tha Dimitrov.
 
Sa i përket kërkesave të ndryshme për rritjen e pagës minimale Dimitrov nuk është i atij mendimi, për shkak se sipas tyre rritja e pagës minimale jashtë normave ligjore mund të sjell pasoja. 
 
GAZMEND KURTISHI