Botë

Verma: Sanksionet kundër “NIS” synojnë Rusinë, jo Serbinë

11.01.2025 16:50

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Industrisë së Naftës së Serbisë synojnë Rusinë, jo Serbinë...

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Industrisë së Naftës së Serbisë synojnë Rusinë, jo Serbinë, ka deklaruar në Beograd zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard Verma.
 
“Nuk do të ketë pasoja ekonomike për Serbinë nëse pronësia ruse e NIS-it hiqet. Rusia nuk po investon në të ardhmen e Serbisë, sepse fitimet që ajo realizon nga NIS nuk investohen në Serbi. Ndryshimi i strukturës së pronësisë do të kontribuojë në më shumë paqe në rajon.”, tha Verma në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 
 
Ai theksoi se NIS-i është një nga 2 mijë kompanitë në pronësi ruse ndaj të cilave SHBA ka vendosur sanksione.
 
Presidenti serb Vuçiq deklaroi se fakti që sanksionet ndaj NIS nuk kanë për qëllim Serbinë është “ngushëllim i dobët”. 
 
“Sipas llogaritjeve të para, rreth 30 vende janë prekur nga këto sanksione në mënyra të ndryshme - ose subjekte nga ato vende - por kudo bëhet fjalë për asetet, kapitalin dhe interesat ruse.”, tha Vuçiq në konferencë.