Botë
Zgjehdjet e 11 majit në Shqipëri, filloi regjistrimi i votuesve të diasporës
11.01.2025 17:17
Këtë vit përkatësisht më 11 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri...

Këtë vit përkatësisht më 11 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në të cilat për herë të parë do të mund të votojnë edhe shtetasit e Shqipërisë në diasporë. Për ta realizuar këtë të drejtë ata fillimisht duhet të regjistrohen në regjistrin elektronik të votuesve nga jashtë, proces i cili ka filluar prej sot dhe do të zgjas deri më 4 mars.
“Është në funksion që prej orës 00:00. Votuesit nga jashtë mund të regjistrohen përmes platformës PER, duke aksesuar nga faqja e KQZ ose aplikacioni KQZ. Kur shkon të rubrika votues nga jashtë, aty do tu shfaqen tre butona, një fton për tu futur në PER, tjetri ka të dhënat për regjistrimin dhe butoni 3 nëse ka nevojë për më shumë sqarime. Mandej duke u futur në PER, votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, ka një buton ndihmë që pa filluar procesin të kërkojë asistencë ose duke pyetur përmes një sistemi chatbot, mund të telefonojë një operator të KQZ, telefonata është me pagesë, munda të komunikojë përmes WhatsApp dhe mund ti dërgojë email KQZ. I gjithë ky proces sikurse realizohet nga faqja e KQZ, mund të realizohet edhe përmes aplikacionit të KQZ.”, tha kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.
