Maqedoni

Parashikimi i motit

12.01.2025 11:11

Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë kudo me reshje bore....

Moti sot do të jetë i vranët dhe i ftohtë kudo me reshje bore. Në disa vende, sidomos në zonat perëndimore të vendit, ato do të jenë të bollshme, mbi 40 litra për metër katror. Në disa vende do të formohet mbulesë bore, ndërsa në male do të rritet ndjeshëm duke kaluar lokalisht 50 centimetra.
 
Mbulesa e theksuar e borës (mbi 20 centimetra) do të formohet edhe në pjesët jugperëndimore. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe erërave të forta veriore do të ketë ngrica dhe rrëshqitje bore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3°C , ndërsa maksimalja do të arrijë -3 deri në 4°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira i ftohtë dhe me reshje bore, kohë pas kohe më të dendura. Mbulesa e borës do të rritet. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2°C , ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 1°C .
 
Sipas parashikimit të Drejtorisë Meteorologjike, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me erë të dobët deri mesatare veriore.
 
Të hënën do të ketë reshje të herëpashershme bore, e më pas në ditët në vijim do të ketë kushte për reshje të dobëta bore. Temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë negative, ndërsa temperaturat e ditës do të mbeten nën zero.