Maqedoni

Ndalim i mjeteve të rënda në disa rrugë

12.01.2025 11:26

Nga LAMM informuan se për shkaqe parandaluese ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese vendose në zonat malore...

LAMM njofton se nga ora 09:54 është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa rrugë. Ndalim është vendosur në vendkalimin kufitar Kriva Palankë Deve Bair, Gostivar-Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Presekë, Pletvar, Dellçevë në vendkalimin kufitar drejt Bullgarisë për automjete mbi 7.5 ton, Tetovë - Kodra e diellit (për automjete të tjera përdorimi i një pajisjeje dimërore).
 
Për shkak të kushteve të akullit në magjistralen Prijetstvo afër fshatit Miravci, automjetet e rënda do të devijohen përmes rrugës së vjetër Udovë - Demir Kapi.
 
Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në relacionin rrugor Resnjë – Manastir nëpër malin Gjavato.
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me llucë pas ndërhyrjes së ekipeve të NP Rruga e Maqedonisë.
 
LAMM shton se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga LAMM gjithashtu apelojnë për drejtim të kujdesshëm me shpejtësi të rregulluar dhe respektim të rreptë të sinjalistikës rrugore.