Botë
Zjarri në Los Anxheles, rritet në 16 numri i të vdekurve
12.01.2025 12:12
Numri i të vdekurve nga zjarret në zonën e Los Anxhelosit, është rritur në 16...

Numri i të vdekurve nga zjarret në zonën e Los Anxhelosit, është rritur në 16, ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve po luftojnë për ta parandaluar përhapjen e zjarreve para se erërat e fuqishme të rikthehen.
Zyrtarët thanë se prisnin që ky numër të rritej derisa ekipet po i vazhdonin kërkimet nëpër lagjet e bëra rrafsh me tokën. Autoritetet e kanë hapur një qendër ku njerëzit mund t’i raportojnë të zhdukurit. Për të vënë nën kontroll situatën ekipe nga Kalifornia dhe nëntë shtete të tjera po punojnë së bashku. Ata kanë në dispozicion njëmijë e 354 makina zjarrfikëse, 84 avionë dhe një personel prej më shumë se 14 mijë personash, përfshirë zjarrfikës që sapo kanë ardhur nga Meksika.
“Kushtet e motit janë ende kritike dhe priten erërave të forta duke filluar nga e hëna”, thanë përfaqësuesit e zyrës së Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni.
