Maqedoni

RMV e mbuluar me borë, temperaturat nën zero

12.01.2025 13:31

Prej mbrëmë i tërë vendi është kapluar nga reshjet e borës, të cilat sipas meteorologëve do të vazhdojnë deri të martën...

Prej mbrëmë i tërë vendi është kapluar nga reshjet e borës, të cilat sipas meteorologëve do të vazhdojnë deri të martën. Këtyre ditëve do të kemi edhe ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat të mërkurën do të zbresin deri në minus 10 gradë. Shtresa e borës dhe ulja e temperaturave kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi në komunikacion, prandaj nga Lidhja Auto Moto bëjnë të ditur se në disa akse rrugore ka ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda.   
 
Nga Enti për punë hidro meteorologjike bëjnë të ditur se gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje do të kemi reshje të borës dhe temperatura të ulëta, sidomos në pjesën perëndimore të vendit ku reshjet do të jenë më intensive. Shtresa e borës në Kodër të Diellit arrin 52 centimetra.
 
“Për shkak të temperaturave të ulëta të përforcuara nga era e cila do të fryjë nga veriu do të kemi edhe ngrica dhe rrëshqitje të borës. edhe në Shkup dhe rrethinë deri në fund të ditës dhe gjatë natës moti do të jetë me lagështi dhe temperatura të ulëta dhe reshje të borës të cilat kohë pas kohe do të jenë më intensive. Ndërsa do të fryjë edhe erë nga veriu. Temperatura maksimale do të jetë rreth zero gradë. Edhe të hënën moti do të jetë me reshje dhe temperatura të ulëta, ndërsa kushte për reshje të borës do të ketë edhe të martën. Temperaturat e ditës do të jenë nën zero.”, u shpreh Lençe Rizova, meteorologe kujdestare.
 
Nga e mërkura moti do të jetë stabil, reshjet do të ndërpriten por temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa pjesë do të zbresin deri në minus 10 gradë. Nga ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale – “Rrugët e Maqedonisë” thonë se janë angazhuar me kapacitet të plotë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore në kushtet e motit dimëror. Qarkullimi në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, me dëborë të pranishme në shumë segmente të rrugëve. NP “Rrugët e Maqedonisë” siguron se po ndjek nga afër situatën dhe po ndërhyn në kohë për të siguruar lëvizjen e pandërprerë dhe të sigurt të automjeteve.
 
“Në rrugët magjistrale dhe regjionale puna është në rrjedhë e sipër. të Me të gjithë mekanizmin dhe fuqinë punëtore në terren, procesi i pastrimit të borës po kryhet pa ndërprerje. Nuk kemi pengesa të mëdha në komunikacion. Është punuar gjatë tërë natës kemi harxhuar rreth 370 metra kub matrial dhe shporesojmë të mos kemi pengesa më të mëdha.”, u sjpreh U.D Dretoresha e NP Rrugët e Maqedonisë, Ollgica Ilievska.
 
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se ka ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në Kriva Pallankë-pika kufitare “Deve Bair”, në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër, në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë, në Presekë dhe Pletvar. Gjithashtu për shkak të ngricave në autostradën “Miqësia” në fshatin Miravci, automjetet e rënda do të rikahëzohen që të lëvizin në rrugën e vjetër Udovë-Demir Kapi.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI