Maqedoni

LSDM: Paaftësia e VMRO-së, kërcënim për qytetarët

12.01.2025 14:44

LSDM dhe VMRO DPMNE janë përplasur rreth reshjeve të borës....

Pamundësia e VMRO-DPMNE-së për t'u përballur me pasojat e reshjeve të borës kthehet në kërcënim për sigurinë e qytetarëve, akuzojnë nga LSDM-së. Sipas tyre dëbora shkaktoi një kaos të vërtetë në trafik, jo vetëm në zonat e banuara, por edhe në rrugët rajonale dhe autostrada.
 
"Autostrada “Miqësia” afër fshatit Miravci është me akull. Autostrada për në Greqi është me akull, edhe pse vetëm këtë dimër, deri më tani, institucionet shtetërore për kripë dhe rërë kanë shpenzuar 219 milionë denarë ose (3.569.106 euro). Më të mëdhenjtë janë tenderët e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve “Rrugët e Maqedonisë”, e cila deri më tani ka lidhur tri kontrata dyvjeçare në vlerë prej 1.3 milionë euro në vit për kripë dhe rërë. Por, për shkak të paaftësisë së autoriteteve, qarkullimi është i vështirësuar dhe rreziku për aksidente rritet.", thonë nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Filipçe bën politikë edhe me borën
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi VMRO-DPMNE-së e cila përgënjeshtron akuzat e LSDM-së.
 
“Ndryshe nga vitet e kaluara kur bora ishte një mundësi për LSD-në për të vjedhur, tani institucionet po veprojnë. Kundër retorikës së zhveshur të LSD-së dhe Filipçes, këtu janë faktet: Ndërmarrja në Manastir ka hedhur 370 m3 kripë dhe rërë, nga Tetova - Strazhë 400 m3 kripë dhe rërë, Shtip, Berovë, Koçan dhe Dellçevë 300 m3 kripë dhe rërë.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM po bëjnë politikë nga stuhia e borës, e cila vetëm konfirmon se po zhyten në mungesën e ideve të tyre.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI