Botë
Pak ditë nga inaugurimi i presidentit Tramp, Ruzhin: Elita evropiane e brengosur
12.01.2025 15:51
Elita politike evropiane e brengosur me deklaratat e presidentit të ardhshëm Trump...

Elita politike evropiane e brengosur me deklaratat e presidentit të ardhshëm Trump, i cili do të inaugurohet më 20 janar, sidomos kur flitet për pjesën ekonomike të Evropës, pasi ka paralajmëruar taksa të reja dhe përqindje të Prodhimit Bruto të Brendshëm. Sipas ish ambasadorit Nano Ruzhin, duhet të pritet së paku tre muaj nga administrata e Trampit që të shihet politika reale e tij dhe qëndrimi evropian. Me ardhjen e Trampit, ai thotë se mund të ketë diplomaci dhe raporte të reja në sferën ndërkombëtare.
“Ndoshta do të jetojmë një periudhë tensioni mes aleatëve të vjetër në të dy anët e atlantikut. Për këtë arsye pritet që muajt e parë të shqyrtohet disponimi real i Trampit dhe tani më nga ato 24 orë, gjegjësisht 48 orë ku theksoi se do të sjell paqe në Ukrainë e prolongoi në gjashtë muaj. Në çdo rast ekzistojnë periudha dinamike, praktika që do të ndodhin dhe ato paralajmërime, diplomaci, teori etj. Sido që të jetë, hendeku mes asaj çka po paralajmërohet dhe ajo që me të vërtetë do të ndodh në terren është çështje kohë dhe atë do ta mësojmë në tremujorin e parë të qeverisjes së Trampit në Shtëpinë e Bardhë.”, tha ish ambasadorit Nano Ruzhin.
Ruzhin komenton edhe deklaratat e fundit të Trampit, për grabitjen e Kanalit të Panamës dhe aneksimin e Grenlandës.
“Sa i përket Grenlandës, Makroni theksoi se kjo është e papranueshme dhe se askush nuk guxon të prek kufijtë e BE-së, duke pasur parasysh se Grenlanda i takon asaj. Në çdo rast mund të them se diçka po përgatitet ta arrijë edhe deri tek tensionet edhe pse Tramp paralajmëroi se do të përdor edhe forca luftarake në Panama dhe Grenland edhe pse unë mendoj se ajo nuk është edhe shumë reale.”, tha Ruzhin.
Ndërkohë Danimarka paralajmëron Presidentin e zgjedhur Tramp se Grenlanda nuk është në shitje, por kërkon bashkëpunim për sigurinë në Arktik. Rusia ndërkaq thotë se po vëzhgon nga afër situatën me Grenlandën, pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Tramp nuk përjashtoi masat ushtarake ose ekonomike për të marrë ishullin nën kontroll.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
