Botë
Kroatët votojnë për presidnet
12.01.2025 16:23
Kroatët sot u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit....

Kroatët sot u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Të dejtë vote kanë 3,7 milionë votues, ndërsa do të votojnë për njërin nga dy kandidatët e kualifikuar në raundin e dytë, presidenti aktual Zoran Milanoviq, i mbështetur nga Partia Socialdemokrate dhe ish-ministri i Arsimit Dragan Primorac, kandidat i Bashkimit Demokratik Kroat të qendrës së djathtë në pushtet.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur më 29 dhjetor, Milanoviq mori 49,1 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij Primorac 19,4 për qind, duke kaluar në balotazh. Zgjedhjet presidenciale në Kroaci mbahen çdo pesë vjet dhe fituesi mund të shërbejë maksimumi dy mandate.
