Botë

Rama: PD po shpif për familjen time

12.01.2025 16:41

Kryeministri Edi Rama është prononcuar lidhur me kallëzimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së...

Kryeministri Edi Rama është prononcuar lidhur me kallëzimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit për vëllanë e tij, Olsi Rama, duke theksuar se Partia Domokratike po shpif ndaj familjarëve të tij. Duke theksuar se SPAK nxori përfundimin se Olsi Rama nuk është përfshirë në laboratorin e përpunimit të kokainës e njohur si dosja e Xibrakës, Rama tha se vëllai i tij kurrë nuk ka marr favore nga ai.
 
“Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjen e mia, përpara se të flasë drejtësia. Më në fund pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme. SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar dhe nuk ka asnjë provë që të lidhë im vëlla me aktivitetin kriminal. Me fakte e me prova jo me hamendësime, është katërcipërisht e qartë, im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua në sytë e opinionit publik. Kjo nuk është goditja e parë e këtij e lloji për mua, s’ka si të jetë as e fundit. Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua - s’ka se si të jetë as e fundit - nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe. Unë nuk ve baste. Por jam gati të ve bast se nuk ka një akuzë të mundshme që të mos më ketë ardhur nga ajo zorrë në tërë këto vite.”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.