Botë

Bardhi: Fytyra e Ramës tregon të kundërtën që thotë

12.01.2025 16:53

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalëve të kryeministrit Edi Rama....

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalëve  të kryeministrit Edi Rama.
 
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gazment Bardhi tha se vëllai i Olsit doli sot dhe rilexoi fiks të njëjtin fjalim që mbajti kur opozita akuzonte ish-ministrin Saimir Tahiri si të përfshirë për bashkëpunim me trafikantë droge. 
 
“Foli gjatë, nuk tha asgjë dhe fytyra i tregonte të kundërtën e asaj që thoshte. Foli për prova që paska gjetur SPAK që Olsi nuk ka qenë i përfshirë në Laboratorin e “Xibrakës”, por nuk përmendi çfarë konkretisht paska gjetur dhe hetuar SPAK. E vërteta është krejt e kundërt dhe sot mbeten shumë pyetje pa përgjigje që vërtetojnë që s’ka patur asnjë “hetim” të SPAK-ut për Ols Ramën! Vetëm një Prokurori ku, si rregull, anëtarët paracaktohen për t’i shërbyer pushtetit dhe jo për të zbatuar ligjin, mund të publikonte një njoftim aq qesharak dhe skandaloz me qëllim “shpërlarjen” e Ols Ramës nga dosja e Xibrakës, edhe pse vetë njofton se: Hetimi nuk ka përfunduar! Dosja nuk është mbyllur! Dosja është ripezulluar!”, thekson Bardhi.