Promovim i 16 granteve të para institucionale nga Civika Mobilitas

05.05.2015 09:57

Programi për mbështetje të shoqërisë qytetare në Maqedoni, Civika Mobilitas, i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, sot do t'i promovojë fituesit e 16 granteve të para për përforcim organizativ dhe zhvillim institucional me buxhet të përgjithshëm prej rreth 77 milionë denarë...

Civika Mobilitas do t'i paralajmërojë edhe mundësitë e reja për paraqitjen e granteve.

Marrëveshjet, fituesve të parë të granteve do t'ua ndajë ambasadori i Zvicrës në Maqedoni Stefano Lazaroto.

Në këtë ngjarje do të mbahet edhe sesion informativ për grantet aksionare për të cilat thirrja më nuk është në vijim, ndërsa do të paralajmërohen edhe thirrja për grante të vogla për aksione lokale shoqërore dhe thirrja për ad-hokgrante.

Faza e re e CivikaMobilitas e cila do të sigurojë mbështetje për organizatat e qytetarëve dhe aktorë tjerë të shoqërisë qytetare në katër vitet e ardhshme filloi në muajin tetor të vitit 2014. Buxheti i programit kushton rreth tetë milionë franga zvicerane të cilat janë donacion i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).