Maqedoni
Tetovë, të gjitha rrugët të kalueshme
12.01.2025 17:27
Autoritetet thonë se rrugët kryesore janë të kalueshme por në kushte dimri...

Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar lëvizjen banorëve të Tetovës. Rrugët kryesore janë të kalueshme por në kushte dimri. Qytetarët e anketuar thonë se rrugët dytësore janë të pa pastruara, së bashku më rrugët kryesore që janë vështir të kalueshme. Ndërsa me vështir e kanë banorët e Malësisë së Tetovës të cilët edhe pse, komuna e Tetovës vazhdon të pastron rrugën kryesore nga fshati Shipkovic deri ne fshatin e fundit Bozofcë, pro përsëri këta banorë pa pajisje dimërore nuk mund të arrin në shtëpitë e tyre.
“Ende dita e parë është të shohim nesër pas nesër si do bëhet. Sot nuk është e pastruar. Duhet pastrohen edhe trotuaret njerëzit i pastrojnë duke ecur duke bërë një rrugë të vogël por duhet të pastrohen.”, u shpreh një qytetar.
“Shumë dobët janë pastruar. Mëngjes më mirë ishte por tani jo. Sigurisht vështir janë. Në malësi në Kodër të Diellit nuk na lejojnë pa zinxhir nuk mundet të shkojmë.”, tha një qytetar.
Nga komuna e Tetovës, thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme por në kushte dimri. Ata kërkojnë nga qytetarët që pa nevojë mos të dalin me vetura.
“Rrugët janë të kalueshme por jo në kushte normale por me shumë vështirësi. Ekipet e pastrimit të rrugëve janë në terren por vazhdimisht ka reshje të borës dhe sipas paralajmërimeve të meteorologëve reshjet do vazhdojnë edhe gjatë dy apo tre ditëve në vazhdim, andaj, apelojmë qytetarët që pa pajisje dimërore të mos dalin sepse vetëm mundë të shkaktojnë dëme dhe të bllokojnë komunikacionin.”, zëdhënësi i komunës së Tetovës Albion Alili.
Ndërkohë, policia e Tetovës ka reduktuar lëvizjen e qytetarëve drejt Kodrës së Diellit, e sidomos të atyre që në veturat e tyre nuk kanë pasur pajisje dimërore. Autostrada Tetovë-Shkupë dhe anasjelltas është vështir e kalueshme në kushte dimri dhe bëhet apel deri tek qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes e sidomos gjatë natës ku ka edhe ngrica. Sipas meteorologëve reshjet e borës do vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.
VISAR SADIKI
