Maqedoni
Aksidenti tragjik i helikopterit në Bllacë, përkujtohen 11 pjestraët e ARM-së
12.01.2025 17:47
Në Bllacë të Katllanovës, u shënua 17 vjetori i aksidentit tragjik të rrëzimit të helikopterit të ARM-së...

Në Bllacë të Katllanovës, u shënua 17 vjetori i aksidentit tragjik të rrëzimit të helikopterit të ARM-së, ku humbën jetën 11 pjesëtarëve të armatës, të cilët po ktheheshin nga misioni paqësor ALTEA në Bosnje dhe Hercegovinë.
Me këtë rast një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës, i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral – major Sashko Lafçiski, vendosin kurora lulesh në pllakën përkujtimore në vendin e rrëzimit të helikopterit në Bllacë të Katllanovës.
Ministri i mbrojtjes Misajllovski me këtë rast theksoi se pas 11 vitesh ka ardhur në vendin e fatkeqësisë për të nderuar 11 pjesëtarët e armatës që dhanë jetën për Maqedoninë. Ai njëherit falënderoi pjesëtarët e armatës dhe familjarët e 11 ushtarëve të vdekur që kanë ardhur për ti nderuar ata. Mos përgatitja e pilotëve për fluturim në kushte jo të mira të motit ka qenë shkak për rrëzimin e helikopterit ka konstatuar ekspertiza.
