Maqedoni

Kriva Pallankë, zjarri në një shtëpi u merr jetën dy të moshuarve

12.01.2025 18:08

Një çift bashkëshortësh të moshuar, kanë humbur jetën nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre në Kriva Pallankë...

Një çift bashkëshortësh të moshuar, kanë humbur jetën nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre në Kriva Pallankë. 
 
Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, njoftojnë se zjarri është denoncuar në orën rreth orës 9, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë 9 zjarrfikës me dy makina zjarrfikëse. Zjarri është shuar plotësisht deri në orën 10.00, por fatkeqësisht, trupat e viktimave u gjetën në shtëpinë e djegur. Vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.