Maqedoni

Sela: Nuk heqim dorë, Ilire Dauti do të jetë kryetare e kosomisonit

12.01.2025 18:48

Sela thotë se subjekti i tij nuk do të pranoj të heq dorë që Ilire Dauti...

Kryetari i ASH-së që është në Koalicion me Frontin Evropian Ziadin Sela thotë se subjekti i tij nuk do të pranoj të heq dorë që Ilire Dauti të jetë kryetare e komisionit për politikë sociale. Pas votimit të interpelancës në qoftë se duhet ne përsëri të propozojmë kandidat për në atë komision, ajo do të jetë Ilire Dauti ka thënë Sela. 
 
“Ne nuk heqim dorë prej njerëzit që I zgjedhim. S`kemi hequr dorë prej Albanit në Bogovinë dhe prej shume njerëzve tjerë. Ilire Dautin e ka zgjedhur aty vota juaj, vota e shqiptarëve, Aleanca për Shqiptarët dhe ai komision u takon Aleancës për Shqiptarët dhe atë komision në qoftë se duhet ne përsëri të propozojmë kandidat për në atë komision, po e kemi propozuar, është Ilire Dauti prap.”, u shpreh kryetari i ASH-së Ziadin Sela.